Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Naum Mara
Që e gjithë historia e studim-projektimit të Teatrit Kombëtar është një aferë e pastër korruptive, për këtë nuk duhen as shumë mend dhe as njohuri nga fusha e biznesit apo e urbanistikës. Rama kishte kohë, që i sillej rrotull kësaj prone publike, të cilën e konsideronte si të tijën kur ishte kryetar Bashkie dhe më tepër tani, që është Kryeministër i vendit.
Në të gjithë këtë histori “të fëlliqur”, ka një anë të mirë - angazhimi i arkitektit Bjarke Ingels, një nga arkitektët në avangardë të mendimit hapësinor dhe arkitekturor në botë.
Po hap një parantezë, për akuzën për plagjiaturë, të ngritur në shtypin tonë rreth projektit të Teatrit Kombëtar. Nuk besoj se ka nevojë, një studio e fuqishme si “Bjarke Ingels Group” të kopjojë një vepër të një studioje tjetër. Arkitektët e këtij niveli janë shumë të kujdesshëm për reputacionin e tyre profesional, ndaj ngjashmëria duhet konsideruar ose e rastësishme, ose duhen dëgjuar të dy palët për historinë e projektimit të dy objekteve.
Projekti i paraqitur nga arkitekti danez, sipas sugjerimit nga kryeministri Rama, duke e “zhveshur” nga kullat përreth, është një hile e keqe, që dëshmon qëllimin e palës porositëse (në këtë rast qeveria jonë)
I gjithë kompleksi nuk është “Teatër me kullë“ si e kanë quajtur disa kundërshtarë të tij, por “kullat me papijon”.
Janë ato, jo vetëm qëllimi i hartimit të këtij projekti, por edhe vëllimet, që dominojnë këtë hapësirë publike.
Duke ardhur te hapësira publike, duhet të themi se këtu nis dhe përfundon, i gjithë dëmi urbanistik, që i bëhet kësaj pjese të qendrës së Tiranës. Në rast se Teatri do konceptohej si vëllim më vete në gjithë truallin që zë, sot, do kishte një hapësirë multifunksionale që do përmblidhte jo vetëm veprimtari artistike, por edhe rekreative të kryeqytetasve. Atje mund të ishte një vend takimi për të gjithë llojet e artistëve, nga piktorët e rrugës dhe deri tek “trubadurët”. Diçka e ngjashme me hapësirën përreth Qendrës kulturore “Zhorzh Pompidu” në Paris.
Eshtë kjo, që ju intereson qytetarëve, por jo Ramës dhe Veliajt, që nxitojnë se mos ju shpëton “ky zog” nga dora.
Siç e kam përmendur në një artikull tjetër tek Politiko “Robert Ndrenika”, kujdes se këta të gënjejnë!”, kam mendimin që, Teatri në gjendjen që është nuk ka asnjë kuptim të ruhet apo të restaurohet. Gjithashtu, 10-15 milion dollarë për të ndërtuar një Teatër të Ri nuk janë ndonjë shpenzim dërrmues për buxhetin e një qeverie, që flak para në të katër anët.
Nëse sheshi “Skënderbej” është kthyer në një hapësirë stërmadhe “zdërhalliseje”, një hapësirë më e vogël publike, rreth Teatrit të Ri, do ishte një qoshe e këndshme, çlodhëse dhe krijuese për të gjithë ata, që aspirojnë të bëhen artistë në kryeqytetin shqiptar.
Për fat të keq, nuk kanë mbështetjen e kryeministrit-artist.
Ai mundohet të justifikojë zënien e hapësirave duke bërë krahasime me Manhattan dhe teatrot e Broadway.
Jo vetëm nga diferenca e madhe konceptuale, historike, financiare, e pronësisë, Tirana nuk mund të krahasohet me Manhattan, por duhet thënë se teatrot, që përmend Rama, as kanë qënë dhe as janë pronë publike. Ato janë zhvilluar si investime private, duke gërshetuar interesat e ndërtuesve me ato të biznesmenëve të kulturës dhe nuk ka pse të përmenden as si shembuj negativë dhe as si pozitivë. Në rast se ka vend për krahasim me atë pjesë të New York-ut, mund të përmendet rasti i mbrojtjes që i bëri Jacqueline Kenedy në vitet ’70 “Grand Central Station” duke e shpëtuar nga shkatërrimi dhe zëvendësimi me grataçielë.
Hapësira publike e Teatrit Kombëtar duhet mbrojtur.
Për këtë duhet kërkuar një projekt i ri nga arkitekti i shkëlqyer danez Bjarke Ingels me të tjera modalitete dhe kërkesa, duke vënë në qendër njeriun dhe hapësirat e kultivuara publike, që e bëjnë më të mirë jetën e tij.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38