Flash News

KRYESORE

Vrasja e ish-efektivit Santiago Malko, arrestohet një person pasi pengoi hetimet

Vrasja e ish-efektivit Santiago Malko, arrestohet një person pasi pengoi

Policia ka arrestuar një 39-vjeçar me inicialt B.T, 20 ditë pas vrasjes së ish-policit, Santiago Malko. Sipas policisë personi në fjalë ka penguar hetimet. Mësohet se 39 vjeçari i arrestuar është Blendi Teta, i cili  parë në kamerat e sigurisë pranë vendit të krimit kur ka ndodhur ngjarja, por kur është pyetur nga uniformat blu ka mohuar këtë fakt. Ai akuzohet për veprat penale moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Santiago Malko u vra mbrëmjen e 27 gushtit. Viktima ishte duke lëvizur me një makinë BMW X5, kur u qëllua me breshëri. Për disa metra autorët shkrepën armën, ndërkohë që viktima  humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një objekt, në anë të rrugës.

Pas vrasjes së tij u bënë hetime edhe mbi të kaluarën. Malko ishte mik i ngushtë me Ervis Martinaj, biznesmenin e lojërave të fatit. Po ashtu Malko njihej në kartotekën kriminale të policisë si kontigjent kriminal dhe i përfshirë në disa ngjarje me armë në Tiranë.

 

Të fundit