Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Vrasja e ish-efektivit Santiago Malko, arrestohet një person pasi pengoi hetimet
Policia ka arrestuar një 39-vjeçar me inicialt B.T, 20 ditë pas vrasjes së ish-policit, Santiago Malko. Sipas policisë personi në fjalë ka penguar hetimet. Mësohet se 39 vjeçari i arrestuar është Blendi Teta, i cili parë në kamerat e sigurisë pranë vendit të krimit kur ka ndodhur ngjarja, por kur është pyetur nga uniformat blu ka mohuar këtë fakt. Ai akuzohet për veprat penale moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Santiago Malko u vra mbrëmjen e 27 gushtit. Viktima ishte duke lëvizur me një makinë BMW X5, kur u qëllua me breshëri. Për disa metra autorët shkrepën armën, ndërkohë që viktima humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një objekt, në anë të rrugës.
Pas vrasjes së tij u bënë hetime edhe mbi të kaluarën. Malko ishte mik i ngushtë me Ervis Martinaj, biznesmenin e lojërave të fatit. Po ashtu Malko njihej në kartotekën kriminale të policisë si kontigjent kriminal dhe i përfshirë në disa ngjarje me armë në Tiranë.