Flash News

KRYESORE

Vrasja e ish-policit/ Historia e atentateve ndaj vëllezërve Bilali në Tiranë

Vrasja e ish-policit/ Historia e atentateve ndaj vëllezërve Bilali

Arben Bilali, ish-efektiv i policisë, ka ndërruar jetë në spital pasi u qëllua me armë zjarri në zonën e ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërkohë që autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet.

Bilali i kishte mbijetuar një tjetër atentati në vitin 2010-të, ndërkohë që edhe vëllai i tij, Leonard Bilali, është ekzekutuar po në të njëjtin vit.

Atentati i para 9 viteve ndaj Arbenit ndodhi pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’ në kryeqytet.

Vrasja e 2010-ës

Leonard Bilali, ish-mundës i ekipit të Dinamos, u ekzekutua në 2010-ën me katër plumba në një nga lokalet në rrugën ‘Irfan Tomini’ në kryeqytet, jo pak vendit ku sot u vra vëllai i tij, Arbeni.

Dyshimet në atë periudhë ishin se Leonardi mund të ishte ekzekutuar pas një sherri banal në lokal, ndërkohë që u hetua edhe pista e hakmarrjes. Pas hetimeve, në media u raportua se policia kishte shpallur në kërkim një person që dyshohet se kishte qëlluar mbi Leonardin.

Të fundit