Flash News

KRYESORE

Vrasja e ish-udhëheqësit serb në Mitrovicë, BE reagon lidhur me arrestimin e autorëve të dyshuar

Vrasja e ish-udhëheqësit serb në Mitrovicë, BE reagon lidhur

Ish-udhëheqësi i nismës qytetare serbe “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviç u vra me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës, në muajin janar.

Sot në veri të Mitrovicës u arrestuan tre persona në lidhje me vrasjen e tij dhe zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijançiç ka reaguar duke thënë se BE është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me palë të ndryshme.

“Të gjitha institucionet përgjegjëse në Kosovë duhet të ketë qëndrojnë tek rregulla e ligjit. Presim që organet përgjegjëse të Qeverisë së Kosovës të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që fajtorët e krimit t’i sjellë pranë gjyqit dhe pa humbur kohë”, tha Kocijançiç.

Të fundit