Flash News

KRYESORE

Vrasja e Ivanoviç, Meta: Të mos ndikohet procesi i dialogut Serbi-Kosovë. Ngjarja të zbardhet me qetësi

Për vrasjen e  politikanit serb të Kosovës, Liderit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviç ka reaguar dhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta. Meta bën thirrje që ngjarja të zbardhet me qetësi dhe të mos ketë ndikim në dialogun “Serbi-Kosovë”.

“Presidenti Meta shpreh besimin se autoritetet përkatëse do ta zbardhin sa më parë këtë akt kriminal dhe do të venë vënë përpara drejtësisë autorët.

Presidenti Meta bën thirrje për vlerësimin e situatës me qetësi e maturi dhe që ky akt kriminal të mos ndikojë në procesin e rëndësishëm të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, proces i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të dy vendeve dhe për stabilitetin, paqen dhe sigurinë e rajonit tone”, thuhet në deklaratën e Presidencës.

Të fundit