Flash News

KRYESORE

Vrasja e Ivanovic, reagon qeveria e Kosovës: Sfidë ndaj sundimit të ligjit dhe rendit në të gjithë vendin

Vrasja e Ivanovic, reagon qeveria e Kosovës: Sfidë ndaj sundimit

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç, në veri të Mitrovicës. Qeveria e dënon ekzekutimin e ndodhur sot dhe shprehet se ky akt sfidon sundimin e ligjit dhe çdo përpjekje për të vendosur rendin në gjithë territorin e Kosovës.

Në reagim kërkohet që autorët e krimit të arrestohen sa më shpejt dhe të dalin përpara drejtësisë.

Ish-kryetari i Listës Serbe në Kosovë, Ivanoviç u vra me tre plumba përpara zyrës së tij në Mitrovicën e veriut. Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar Beogradi duke tërhequr ekipin e negociatorëve në Bruksel, ndërsa priten reagime të mëtejshme si nga Kosova dhe Serbia, ashtu edhe nga NATO, BE dhe SHBA.

Reagimi:

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër aktin e vrasjes me armë zjarri të politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, përpara selisë së partisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës.

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se akti i vrasjes së Oliver Ivanoviqit sfidon sundimin e ligjit dhe çdo përpjekje për të vendosur rendin në gjithë territorin e Kosovës.

Dhuna është e papranueshme pa marrë parasysh nga kush vjen dhe ndaj kujt drejtohet.

Qeveria fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit në zbardhjen e rastit dhe njëkohësisht nga mekanizmat e sigurisë kërkon që të kapin autorët e krimit dhe t’i sjellin ata përpara drejtësisë.

Të fundit