Flash News

KRYESORE

Vrasja e Kacifas, Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadoren e Greqisë

Vrasja e Kacifas, Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka thirrur mbrëmjen e sotme, ambasadoren e Greqisë që ndodhet në vendin tonë, Eleni Surani, për të folur mbi ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Bularat të Gjirokastrës, ku u vra 35 vjeçari grek Kostandinos Kaçifas gjatë një shkëmbimi me armë me forcat REMNEA.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se ambasadores i është bërë e ditur se ngjarja është duke u hetuar ndërsa është bërë thirrje për mos ngjyrim politik të ngjarjes.

Ja njoftimi i ministrisë së Jashtme:

Ambasadores iu komunikua pozicioni i qartë i autoriteteve shqiptare lidhur me çështjen në fjalë. Ambasadores i’u theksua se ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria Shqiptare.

Ky institucion është autoriteti i vetëm që në bazë të kushtetutës dhe legjislacionit penal shqiptar kryen hetim të pavarur për çdo vepër penale që ndodh në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsëriti thirrjen për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të kësaj çështje, duke siguruar se Shqipëria është vend i sigurt e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke.

Të fundit