Flash News

KRYESORE

Vrasja e Kasmit, të arrestuarit kërkojnë lirinë. Avokati i Efthimius: Procesi të zhvillohet pa spekulime!

Vrasja e Kasmit, të arrestuarit kërkojnë lirinë. Avokati i

Të arrestuarit për vrasjen e shtetasit Devi Kasmi, kanë apeluar masën e tyre të sigurisë “Arrest me burg”, duke kërkuar lirinë. Por, seanca e sotme është shtyrë për ditën e enjte, pasi nuk ishin lajmëruar të arrestuarit nga gjykata. 

Avokati grek i Eftimius Eftimiu, Sakis Kehajoglou tha se shpreson që procesi të zhvillohet mbi prova dhe fakte dhe jo mbi spekulime.

Kujtojmë që Devi Kasmi mbeti i vrarë më 29 janar të këtij viti, dhe për këtë u arrestua dhe grupi kriminal, ku greku Eftimiu dyshohet se ka qenë ekzekutori.

Të fundit