Flash News

KRYESORE

Vrasja e Marvi Mihalit  për një karikues, Gjykata jep dënimin për katër të akuzuarit  

Vrasja e Marvi Mihalit  për një karikues, Gjykata jep

Tre vjet pas ngjarjes në Tiranë, gjykata dha sot vendimin për katër të akuzuarit për vrasjen e Marvi Mihalit

Mësohet se Devis Bitraj u dënua me 19 vjet burg, Eugen Bitraj me 12 vjet, Marsel Alla me 12 vjet, ashtu si edhe Kridesn Alla.

Tre të fundit, Eugen Bitraj, Marsel Alla dhe Kridens Alla i kërkuan gjykatës pafajësinë ndërsa i pandehuri tjetër, Dejvi Bitraj kishte pranuar vrasjen dhe kishte kërkuar ndryshimin e kualifikimit nga “vrasje me paramendim” në “vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme”, kërkesë që me sa duket është marrë në konsideratë nga Gjykata.

Marvi Mihali u vra për një karikues telefoni pasi u qëllua me thikë më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit ‘Selman Stermasi’.

Të fundit