Flash News

KRYESORE

Vrasja e Muratajt, Lleshaj me dy variante brenda 10 ditëve

Vrasja e Muratajt, Lleshaj me dy variante brenda 10 ditëve

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shfaqur dy versione të ndryshme për Admir Muratajn, grabitësin e Rinasit që u gjend i pajetë disa metra larg aeroportit. 10 ditë më parë, në emisionin ‘Real Story’, Lleshaj theksoi se sipas të dhënave rezulton se ai është vrarë nga policia.

Më i përmbajtur u shfaq sot në emisionin ‘Repolitix’, ku sqaroi se në përfundim të hetimeve do të mësohet nëse është vrarë nga policia apo bashkëpunëtorët e tij.

Real Story: Admir Murataj është vrarë në tentative e shkëmbimit të zjarrit me policine. Dua ta sqaroj këtë sepse ka pasur shumë aludime ndoshta edhe me dashje nga disa faktore. Natyrisht kjo mbetet për tu provuar shkencërisht por ndoshta ka pasur një përpjekje të qëllimshme për të zbehur punën e policisë. Sipas të gjitha të dhënave që kemi nuk na rezulton që anëtarët e tjerë të grupit të kenë vrarë Muratajn.

Repolitix: Vrasja e tij (Admir Muratajt) është ende e panjohur për sa kohë nuk është mbyllur hetimi”, tha ai. Kam parë një diskutim malinj për të zbuluar se kush nga policët e ka bërë këtë (vrasjen e Muratajt).

40 minuta pas grabitjes se 9 prillit, policia raportoi përmes një komunikate se një nga grabitësit është vrarë, pas shkëmbimit të zjarrit me uniformat blu. Megjithatë, në media janë hedhur dyshime se Murataj mund të jetë vrarë nga shokët e tij, pasi në furgonin ‘kuponi tatimor’ është gjetur vetëm një shenjë plumbi në një kohë që nuk është publikuar asnjë foto e automjetit të policisë, që pretendohet se është goditur nga ai.

Të fundit