Flash News

KRYESORE

Vrasja e Ndokës, djali 19 vjeçar do lirohet nga qelia për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Vrasja e Ndokës, djali 19 vjeçar do lirohet nga qelia për

Samuel Ndoka, djali 19 vjeçar i Aleksandër Ndokës, i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme pranë banesës, do të lirohet nga qelia për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, bëjnë të ditur burime për Politiko.al.  

19 vjeçari ndodhet në burg për shkak se ka plagosur një shtetas në Shëngjin, më 25 qershor, dhe gjykata i caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Gjithsesi, leja i është dhënë të riut dhe pritet që ai të shoqërohet nga oficerë të shumtë policie, ditën e nesërme, kur edhe do të zhvillohet ceremonia mortore.

Deri më tani, nuk është raportuar që Aleksandër Ndoka të ketë pasur së fundmi konflikt me ndonjë person dhe ngjarja e vetme në familjen e tij ka qenë arrestimi i djalit. Megjithatë, policia është duke hetuar në disa pista për zbardhjen e vrasjes.

E kaluara e Aleksandër Ndokës pjesë e hetimeve, poste të rëndësishme te Hipotekat dhe INUK

Të fundit