Flash News

KRYESORE

Vrasja e oficerit të RENEA-s në Lazarat, arrestohet në SHBA një 20-vjeçar

Vrasja e oficerit të RENEA-s në Lazarat, arrestohet në SHBA

Pas dy vitesh në kërkim është arrestuar në SHBA një prej autorëve dyshuar të vrasjes në Lazarat të Ibrahim Bashës, oficer i RENEAs.

20-vjeçari Ruhan Hiraj, lindur në Gjirokastër është arrestuar falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe me Organizatën Ligjzbatuese FBI.

Hiraj, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, u lokalizia dhe arrestua me datë 20 dhjetor, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda  Tiranë, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale të “Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit” e kryer në bashkëpunim,  “Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit e mbetur në tentativë” , “Prodhim dhe mbajtja e armëve luftarake” dhe “ Prodhim, shitje e lëndëve narkotike”.

 

 

Të fundit