Flash News

KRYESORE

Vrasja e Oliver Ivanoviç në Kosovë, zbulohen ekzekutorët

Vrasja e Oliver  Ivanoviç në Kosovë, zbulohen ekzekutorët

Vrasja më enigmatike e viteve të fundit, ajo e Oliver Ivanoviçit, ka mundësi që do të zbardhet shpejt. Institucionet e sigurisë së Kosovës, ka mësuar Gazeta Express, kanë informata të mjaftueshme për rastin e vrasjes së politikanit serb në Veri të Kosovës.

"Edhe AKI, por edhe Policia e Kosovës, kanë informata për dorasin dhe për motivet e vrasjes së OIiver Ivanovicit", ka thënë një burim i mirinformuar.

"Ndoshta edhe më tutje këto informata nuk janë ato të duhurat, sa për të kryer arrestimin, mirëpo pista ekziston. Ekziston rreziku që nëse arrestimet do të kryheshin tani, do të mund të dëmtoheshin hetimet e mëvonshme".

"Për këtë gjë, këto institucione, pra këto të sigurisë, i kanë informuar edhe udhëheqësit politikë, sipas të gjitha gjasave edhe në Kosovë, por edhe në Serbi", ka thënë ky burim.

Oliver Ivanoviq u vra me datë 16 të muajit të kaluar para zyrës së partisë së tij politike. Pak  ditë para se të vritej, në një intervistë kishte deklaruar se ndjehet i rrezikuar nga serbët. Raportet e Ivanoviçit me Qeverinë e Serbisë, edhe me Presidentin Aleksandar Vuçiç, kanë qenë të tensionuara. Këta të fundit e kanë përkrahur Listën Serbe, në kurriz të partive tjera politike serbe ne Kosovë.

Mediat në Serbi kanë raportuar se pak ditë para se të vritej Ivanoviçi i kishte nisur një mesazh telefonik Presidentit Vuçiç, por që nuk kishte marrë kurrfarë përgjigje.

Spekulimet për vrasjen e tij, për motivet, kanë qenë të shumta. (Gazeta Express)

 

Të fundit