Flash News

KRYESORE

“Vrasja e Oliver Ivanoviçit u urdhërua në Beograd nga shefi i BIA”

“Vrasja e Oliver Ivanoviçit u urdhërua në Beograd nga

Një vit pas vrasjes, emisioni "Udhëve" i RTK-së, ka siguruar informacione në të cilat thuhet se në bazë të hulumtimit të dëshmitarëve, urdhri për eliminimin e Oliver Ivanoviçit është dhënë në Beograd. Konkretisht i gjithë plani për eliminimin e ish-liderit serb të veriut është organizuar nga shërbimet sekrete serbe, përkatësisht shefit të BIA-s.

RTK citon dëshmitë nga gazetarët hulumtues serbë të produksionit ‘Rekoshed’’ dhe ato të dëshmitarëve të ndryshëm, sipas të cilave Beogradi, nëpërmjet shërbimeve sekrete serbe, kishte vrarë Ivanoviqin.

Për më tepër, kjo ishte bërë në bashkëpunim me vetë gruan me të cilën Ivanoviç po bashkëpunonte, Milena Ivanoviç, e cila ishte rekrutuar nga shërbimi sekret serb.

Oliver Ivanoviç konsiderohej si një prej politikanëve serb në veri të Kosovës që kritikonte shpesh politikat e Beogradit.

Të fundit