Flash News

KRYESORE

Vrasja e politikanit Oliver Ivanoviç, detajet e reja përmbysin versionin e mëparshëm

Vrasja e politikanit Oliver Ivanoviç, detajet e reja përmbysin

Mediat serbe kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen e kreut të Iniciativës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviç.

Sipas gazetës Novosti, 65-vjeçari është qëlluar nga një arme automatike e tipit Heckler & Koch dhe jo ashtu sic ishte thënë më herët që ishte vrarë me një pistoletë Zastava M70A e kalibrit 9mm.

Në vijim, gazeta shkruan se burime të afërta me grupin hetimor kanë treguar se ditën e vrasjes, Ivanoviç ishte vëzhguar nga shtëpia e tij deri te zyrat e partisë, ku edhe ndodhi vrasja.

Më pas, nga vetura e tipit “Opel Astra”, nga sedilja e pasme janë shkrepur plumbat të cilët kanë goditur në gjoks politikanin serb, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë, ndonëse kanë kaluar më shumë se një muaj nga vrasja e tij, ende nuk dihet se kush janë porositësit dhe ekzekutuesit e tij.

Të fundit