Flash News
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Vrasja e 'Presidentit të Çamërisë"/ Diplomati holandez: Lato karizmatik, por flitej se ishte mashtrues
Policia ka nisur një hetim për vrasje pasi trupi i politikanit dhe biznesmenit shqiptar, Festim Lato, u gjet nga një kanal në Nijmegen. Lato 43-vjeçar ishte presidenti i vetë-shpallur i Republikës jozyrtare të Çamërisë, e cila shtrihet në kufirin me Greqinë dhe ka një popullsi prej rreth 40,000 vetësh.
Që nga viti 2015 ka qenë anëtar i Organizatës së Kombeve të Popujve të Papërfaqësuar (UNPO). Lato kishte jetuar në Holandë për 25 vjet, së fundi në një shtëpi në Afferden, midis Njmegen dhe Druten, sipas De Gelderlander.
Thuhet se ai la pas një varg borxhesh në biznes dhe ishte shpallur i falimentuar nga gjykata e qarkut të Zutphen më 24 prill. Vdekja e tij u konfirmua nga Kryeministri i Çamërisë, Angelo Aliu. Në një postim në faqen e tij në Facebook, Aliu, i bazuar në Dortmund, e përshkroi vdekjen e Lato-s si vrasje dhe tha se ishte "tronditur" nga lajmi. Rajoni i Çamërisë është i populluar kryesisht nga grekët që mbërritën pas Luftës së Dytë Botërore.
Politikanët çamë pohojnë se zona iu nënshtrua spastrimit etnik dhe shpronësimit të shqiptarëve çamë, që u internuan kur shpërtheu lufta midis Greqisë dhe Italisë më 1940.
Jeroen Zandberg, një diplomat holandez që punon me UNPO, pohon se për Laton thuhej se ishte përfshirë në marrëdhënie biznesi të dyshimta. 'Ai ishte një njeri karizmatik me gjuhën brisk. Gjithmonë kishte njerëz që e ndiqnin për borxhe. Unë kam pasur raporte nga njerëz që më thonin se ai ishte një mashtrues. Policia ka deklaruar se beson se Lato vdiq si rezultat i një krimi dhe hetimet mbi rrethanat e vdekjes së tij janë në vazhdim.
*Përshtatur nga Dutchnews.ne