Flash News

KRYESORE

Vrasja e Reçit/ Gazetarja tregon provat që la autori i krimit

Vrasja e Reçit/ Gazetarja tregon provat që la autori i krimit

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se biznesmeni Kastriot Reçi u qëllua nga hyrja nr. 28 e një pallati 9-katësh në Rrëshen. Ajo tregoi se autori i krimit kishte lënë disa të dhëna në banesë, mes tyre ca kikirikë si edhe planimetrinë e apartamentit, në gjuhë të huaj.

“Kastriot Reçi i kishte shumë të rralla lëvizjet. Ishte i ruajtur, nga njerëz të afërt të tij ndaj dhe është bërë një atentat i tillë. Në banesë është një kanotiere e grisur, një pako me kikirik dhe planimetria e apartamentit e shkruar në gjuhë të huaj.

Mënyra se si ngjitesh dhe gjithë planimetria është në gjuhë të huaj. Më pas autori e ka hedhur armën e krimit disa metra larg vendit ku qëndronte. Ka hequr rrobat dhe i ka hedhur poshtë urës tek tregu i fruta perimeve. Vëllai i këtij zotërisë punonte në Policinë e Shtetit, ka qenë shofer i një prej zyrtarëve më të lartë të Policisë së Shtetit”, tha gazetarja në emisionin “Opinion”.

Të fundit