Flash News

KRYESORE

Vrasja e shqiptarit në Angli, hetuesit: Krim i pakuptimtë

Vrasja e shqiptarit në Angli, hetuesit: Krim i pakuptimtë

Dy persona, të cilët i morën jetën një të riu shqiptar në rrugët e Southampton kanë pranuar krimin.

21-vjeçari Shkëlzen Dauti, i njohur ndryshe si Genny, u godit me thikë në kraharor mëngjesin e 11 Marsit.

Sipas britanikes BBC, Lee Marc Williams dhe Christopher Jones, dy 27– vjeçarë nga Uellsi verior, pranuan gjithashtu akuzën e grabitjes, ndërsa Williams pranoi posedimin e një thike, shkruan Tv Klan.al.

Ata pritet që të njihen me dënimin nga gjykata e Winchester të enjten.

Williams nga Flintshire dhe Jones nga Denbighshire u arrestuan pasi Dauti u godit për vdekje me thikë në Gilpin Close.

Hetuesit britanikë e konsideruan sulmin ndaj të riut shqiptar si “një sulm të pa provokuar, të dhunshëm dhe të pa kuptimtë, që Lee Williams dhe Christopher Jones e ndërmorën për të përmbushur babëzinë e tyre”.

Të fundit