Flash News

KRYESORE

Vrasja e shqiptarit në kufi, policia greke sqaron ngjarjen, çfarë u gjet pas operacionit

Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është qëlluar për vdekje dje nga policia greke. Ngjarja ka ndodhur pranë Vissani Pogonit, në veri të Greqisë.

Media greke Zougla.gr raportoi se ka patur një shkëmbim me armë zjarri ndërmjet një grupi trafikantësh droge shqiptarë dhe policisë greke.

Si pasojë mbeti i vdekur një shqiptar dhe u  plagosur lehtë një punonjës i policisë greke.

Disa orë pas ngjarjes, policia greke ka sqaruar në një deklaratë për mediat si ndodhi ngjarja. Sipas versionit të policisë, shqiptarët nuk i janë bindur urdhrit të policisë dhe kanë qëlluar me armë. Në këto kushte, policia është kundërpërgjigjur, duke qëlluar për vdekje njërin prej tyre, një shqiptar 39 vjeç.

“Dje pasdite, pas një informacioni në rrugë operative për trafik droge,  përmes kufirit greko-shqiptar në zonën e Pogonit, në Janinë, efektivë të seksionit të luftës kundër drogës të Janinës, duke lëvizur me këmbë në zonën e Visani, Pogon, u qëlluan me armë zjarri Kallashnikov.

Efektivët iu përgjigjën dhe nga shkëmbimi mbeti i vdekur një shqiptar 39-vjeç dhe u plagos një efektiv policie. Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan gjashtë çanta me 13 pako që përmbanin 166 kg 200 gram marijuanë dhe 2 armë zjarri kallashnikov.

Efektivi i plagosur ndodhet në spitalin “Haxhikosta” në Janinë”, sqaron policia paraprakisht.

Kujtojmë që javë më parë në Bularat të Gjirokastrës mbeti i vdekur Kostandin Kacifasi, minoritar grek. Kacifas u ekzekutua nga në fshatin Bularat, pasi qëlloi ndaj RENEA-s dhe refuzoi të dorëzohej. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta mes dy vendeve.

Të fundit