Flash News

KRYESORE

Vrasja e të riut në Tiranë, policia identifikon autorin

Vrasja e të riut në Tiranë, policia identifikon autorin

Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e vrasjes së 30-vjeçarit Holti Hajdari natën e mbrëmshme në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, autori është M. S., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe aktualisht është shpallur në kërkim.

I riu u qëllua mbrëmë disa herë me thikë në trup, e për pasojë humbi jetën në spital.

Njoftimi i policisë: 

Dëmton me mjet prerës në trup 30 – vjeçarin duke i shkaktuar atij vdekjen.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.

Shërbimet e Policisë identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin :

– M. S., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital.

Po punohet intensivisht për kapjen e tij.

 

Të fundit