Flash News

KRYESORE

Vrasja e trefishtë në zonën e “Astirit”, policia e Tiranës zbardh detajet e para, identifikohen viktimat

Vrasja e trefishtë në zonën e “Astirit”, policia e

Policia e Tiranës ka zbardhur detajet e para sa i takon krimit të trefishtë të ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ‘Unazës së Re’.

Dhëndrri vret me armë zjarri vjehrrin dhe vjehrrën dhe më pas i jep fund edhe vetes.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e vjehrrit, ndërsa publikon edhe gjeneralitetet e viktimave.

Njoftimi paraprak:

Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe.

Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve Bujar Mata, dhe Xhevaire Mata është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi Majlind Lala, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit