Flash News

KRYESORE

Vrasja e vëllezërvve Haxhia, jepet masa e sigurisë për dy të arrestuarit

Vrasja e vëllezërvve Haxhia, jepet masa e sigurisë për dy

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për dy të akuzuarit e vrasjes së vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia në Durrës më 27 prill.

Gjykata vendosi “arrest me burg” për Altin Ndocin 33 vjeç dhe K.A., 22 vjeç në seancën e zhvilluar sot në mëngjes nën masa të rrepta sigurie.

Ndërkohë, avokati i Ndocit, Sajmir Vishaj ka kundërshtuar masën e vendosur nga gjykata pasi sipas tij prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë për përfshirjen e tij në krimin e dyfishtë.

“Klienti im ka shkuar edhe në varrimin e dy vëllezërve, ai shprehet se nuk e ka kryer krimin”, u shpreh avokati.

LEXO EDHE:

https://politiko.al/arrestohen-autoret-e-vrasjes-se-vellezerve-haxhia-ne-durres-policia-shkak-pazaret-e-droges/

Të fundit