Flash News

KRYESORE

Vrasja e vogëlushes nga pitbullët, nën hetim edhe prindërit

Vrasja e vogëlushes nga pitbullët, nën hetim edhe prindërit

Zgjerohen hetimet për atë që shumë e quajnë “tragjedi të paralajmëruar”, vdekja e  vogëlushes Victoria, vajzës vetëm 13 muajshe që u vra nga dy qentë e saj pitbull në oborrin e shtëpisë  një javë më parë në Flero, Itali.

Të dielën e 17 shtatorit ishte vetëm me gjyshin kr ju shkëput nga duart dhe doli në kopsht duke shkuar drejtë kutisë së ushqimit të kafshëve që e kanë sulmuar për vdekje. Gjyshi nga i ati, i plagosur në tentativë për të mbrojtur mbesën dhe më pas “viktim”  e një ataku zemre, ishte vendosur në regjistrin e të dyshuarve për vrasjen me qëllim si pasoj e mungesës së ruajtjes së vajzës. I vetmi i rritur në shtëpi duhet, sipas hetuesve të kontrollonte mbesën në çdo lëvizje.

Por tashmë zëvendës prokurorja e çështjes ka vënë në nën hetim dhe tre emra të rinj: prindërit e vogëlushes e ëma nga Brescia, 22 vjeç dhe babai shqiptar 24 vjeç, janë nën hetim për vrasje me qëllim në cilësinë e pronarëve të qenëve, që ishin rregullisht të regjistruar dhe në rregull me vaksinimin.

 Sipas fqinjëve të vogëlushes, pitbullët kishin treguar dhe më parë shenja agresiviteti duke sulmuar një kafshës tjetër. Pronari i kafshës së sulmuar nuk e kishte raportuar ngjarjen në kohen kur ndodhi siç ishte i detyruar sipas ligjit. Prandaj hetohet për pretendimet për moszbatim të detyrës.

Të fundit