Flash News

KRYESORE

Vrasja me thikë në Durrës, arrest me burg për djalin e ish-drejtorit të Burgut: Jam penduar, kërkoj falje

Vrasja me thikë në Durrës, arrest me burg për djalin e

Arbër Kota, djali i ish-Drejtorit të burgut të Durrësit, i cili vrau me thikë shtetasin Idajet Dulla për shkak të një konflikti për rrugën më 19 shtator, është dënuar me masën arrest me burg.

Pas konfliktit për rrugën, Kota i nguli thikën në zemër 33-vjeçarit Dulla, teksa Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për autorin e vrasjes.

Mësohet se 26-vjeçari ka pranuar krimin dhe është shprehur se është penduar. Madje i ka kërkuar edhe falje familjes së Idajet Dullës.

Kujtojmë se kjo vrasje erdhi fill pas asaj të Armando Baboçi me armë zjarri, teksa ngeli i plagosur dhe i biri me plumb në dorë.

Të fundit