Flash News

KRYESORE

Vrasja në azilin e pleqve, e moshuara e mbyt me doreza llastiku por gabon diku

Vrasja në azilin e pleqve, e moshuara e mbyt me doreza llastiku por gabon

Prokuroria e Comos në Itali, ka nisur hetimin për vrasje me paramendim dhe shpifje për një  78 vjeçar. Ajo është rezident e në Azilin e pleqve “Divina Provvidenza” dhe është e dyshuar për vrasjen e një tjetër zonje rezidente po në atë azil, duke e mbytur, mbi të rëndon edhe akuza e shpifjes. Kjo akuzë doli nga fakti që e moshuara u përpoq t’i hidhte fajin shoqes së dhomës së viktimës, e cila në fakt nuk kishte asnjë dijeni për ngjarjen.

 Viktima u gjet e pajetë në shtratin e saj nga një roje turni me një palë doreza llastiku në gojë. Sipas autopsisë ajo vdiq nga ndërprerja e frymëmarrjes. Kjo mund të konsiderohet si një vrasje “perfekte” por gjithmonë, vrasësit gabojnë diku.

Të fundit