Flash News

KRYESORE

Vrasja në bjeshkë të Tropojës, policia identifikon autorin nga Tirana

Vrasja në bjeshkë të Tropojës, policia identifikon autorin

Policia e Tropojës ka mundur të identifikojë autorin e vrasjes së ndodhur një ditë më parë në fshatin Doberdol.

Pas një konflikti, mbeti i vdekur me armë zjarri 69-vjeçari Tahir Bajraktari, i cili njihej si bari i zonës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa po punohet për kapjen e autorit, tashmë të identifikuar.

Njoftimi i policisë: 

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e datës 18.09.2018, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi T.B, 69 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, ngriti një grup të posaçëm hetimor.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale si dhe hetimeve intensive nga grupi hetimor, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi N.L, 54 vjeç banues në Tiranë.

Shtetasi N.L dyshohet se më datë 18.09.2018, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, shtetasin T.B., 69 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal

Të fundit