Flash News

KRYESORE

Vrasja në Bularat, drejtori i policisë greke telefonon Ardi Veliun

Vrasja në Bularat, drejtori i policisë greke telefonon Ardi Veliun

Një ditë pas ngjarjes së ndodhur në Bularat të Gjirokastrës, media greke raportojnë se drejtori i Policisë greke, Jejtnant Constantine ka telefonuar kreun e Policisë së Shtetit shqiptar, Ardi Veliu.

Sipas shqiptara.com Veliu i ka bërë me dije homologut grek se nuk ka patur një ulje të flamurit grek nga policia shqiptare, siç është pretenduar nga mediat e shtetit fqinj.

“S’ka patur ulje të flamurit grek nga policia. Policia shqiptare ka zbatuar të gjitha procedurat. Kemi nisur hetimet, por çdo gjë është e rregulltë”, mësohet të jetë shprehur Veliu.

35-vjeçari ekstremist grek,  Konstantinos Kaçifa u vra nga reparti RENEA, pasi nuk pranoi të dorëzohej. Thirrje për t’u dorëzuar 35-vjeçari ju përgjigj me të shtëna armës në drejtim të efektivëve të policisë.

Të fundit