Flash News

KRYESORE

Vrasja në ish-Bllok, arrestohet pronari i lokalit

Vrasja në ish-Bllok, arrestohet pronari i lokalit

Policia ka arrestuar shtetasin Redi Popesku, pronari i lokalit ku ndodhi përplasja me armë në zonën e ish-Bllokut mbrëmjen e 4 tetorit.

Mësohet se Popesku është ndaluar pasditen e djeshme teksa ndodhej në ambientet e lokalit. Ndalimi i tij është bërë nga policia pas një vendimi të lëshuar nga gjykata ndërsa nuk dihet ende akuza e ngritur ndaj tij.

Mbrëmjen e 4 tetorit, në një prej lokaleve në zonën e ish-Bllokut, mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha ndërsa të plagosur Ervis Martinaj dhe Eljo Hato. Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim tre persona, Merviol Bilo, Ervin Mata dhe Fabjol Alushi.

Të fundit