Flash News

KRYESORE

Vrasja në ish-Bllok, edhe ‘Apeli’ vendos që Ervin Mata të lihet i lirë

Vrasja në ish-Bllok, edhe ‘Apeli’ vendos që Ervin Mata

Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që përcaktoi ‘detyrim paraqitje’ për Ervin Matën, biznesmenin e përfshirë në konfliktin e 4 tetorit 2018-ës, në ish-Bllok.

Prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Matën, por kjo nuk është pranuar nga trupi gjykues.

Në ngjarjen e 4 tetorit mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë, përfshirë Ervis Martinaj. Ndërkohë që komando Mervjol Bilo, i përfshirë në ngjarje, ndodhet ende në kërkim.

Të fundit