Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Vrasja në ish-Bllok, ekspertët izraelitë nxjerrin prova të reja nga telefoni i Ervis Martinajt: Ejani te lokali me rroba të shtrenjta
Zbardhen prova të reja mbi ngjarjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj dhe miku i tij Eljon Hato në lokalin ‘Monopol’.
Sipas gazetares Klodiana Lala, ka mbërritur nga Izraeli përgjigja e ekspertizës së celularit të Ervis Martinajt, duke siguruar prej tij prova që rëndojnë edhe më shumë pozitën e këtij të fundit, i cili aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Këto prova hedhin poshtë versionin e Martinajt, i cili deri tani ka deklaruar se ndodhej në lokal rastësisht. Sipas ekspertëve izraelitë, Ervis Martinaj e kishte organizuar më herë këtë takim në lokalin në ish-Bllok, sipas bisedave nga aplikacioni në ‘Whats up’ me miqtë e tij.
Mësohet se Martianj u kishte kërkuar para ngjarjes miqve te tij të vinin në lokalin me rroba të shtrenjta të pajisur me armë zjarri.
Po ashtu, sipas të njëjtave burime, ekspertët izraelitë kanë siguruar nga zbërthimi i celularit të Martinajt edhe fakte të reja si i implikuar për ngjarje të tjera të ndodhura më parë, por hetuesit kanë qenë të rezervuar për të dhënë detaje.
Në këtë ngjarje u përfshi edhe biznesmeni dhe i dashuri i Elvana Gjatës, Ervin Mata dhe komando Maviol Bilo, të dy aktualisht të shpallur në kërkim, si autorë të të shtënave me armë.