Flash News

KRYESORE

Vrasja në ish-Bllok, Elvana Gjata largohet nga Shqipëria

Vrasja në ish-Bllok, Elvana Gjata largohet nga Shqipëria

Në gjendje të rënduar psikologjike, këngëtarja e njohur Elvana Gjata është larguar nga Shqipëria disa orë pas ngjarjes së rëndë ndodhur në një lokal në ish-Bllok.

Sipas të dhënave të para, dyshohet se këngëtarja e njohur është kthyer në një “mollë sherri” për vrasjen e Fabiol Gaxhajt dhe plagosjen e Ervis Martinajt dhe Eljon Hato nga pala e Ervin Matës, të dashurit të këngëtares.

Gazetarja e “News 24”, Klodiana Lala ka konfirmuar në emisionin “Kjo javë” se Elvana Gjata është larguar nga Shqipëria vetëm disa orë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e se enjtes në lokalin “Monopol”.

Lala tha se këngëtarja është larguar përmes aeroportit të Rinasit me avion, e shoqëruar me persona jo të afërm të familjes drejt një prej vendeve të BE-së.

Gazetarja sqaroi se nuk dihet me saktësi nëse ky shtet i BE është vendi final, apo ka qenë vetëm tranzit për diku tjetër, për Gjatën.

Deri tani, dyshohet se ishte pala e Ervis Martinajt, ata që ngacmuan këngëtaren Elvana Gjata dhe më pas u konfliktuan me Ervis Maton, të dashurin e këngëtares, i cili më pas kërkoi ndërhyrjen e Merviol Bilos, ky i fundit i akuzuar si autori që qëlloi për vdekje Fabion Gaxhajn dhe plagosjen e Ervis Martinajt dhe Eljon Hato.

Po ashtu, gazetarja tregon se Prokuroria deri tani nuk e ka cilësuar sherrin për këngëtaren si motivin kryesor të ngjarjes, për faktin se të përfshirë janë persona me precedent penalë. Organi i akuzës është duke hetuar edhe mbi pista të tjera dhe pritet që ajo të pyetet sërish mbi gjithçka që di mbi këtë krim.

Të fundit