Flash News

KRYESORE

Vrasja në ish-Bllok, Ervis Martinaj lirohet nga burgu

Vrasja në ish-Bllok, Ervis Martinaj lirohet nga burgu

Ervis Martinaj është liruar nga qelia me garanci pasurore. Gjykatësit kanë vendosur të lënë të lirë Martinajn pas garancisë në 5 milionë lekë. Ndërkohë, ky vendim është kundërshtuar nga prokurorët e çështjes.

Martinaj ishte i vetmi që qëndronte në qeli për shkak të ngjarjes së ndodhur më 4 tetor 2018, në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Një përplasje me armë midis grupit të Ervis Martinajt me grupin e Ervin Matës, la të vdekur Fabiol Gaxhën dhe plagosi dy të tjerë.

Edhe ndaj Matës u caktua në mars të këtij viti masa e “detyrimit të paraqitjes”, për shkak të ngjarjes në lokalin ‘Metropol’.

Për këtë ngjarje fillimisht u arrestuan dhe më pas u lanë të lirë shtetasit: Geldo Hoti, Ajaks Boshnjaku, Redi Popesku, Fabiol Alushi dhe Eljo Hato. I vetmi që ndodhet ende në kërkim është ish-komando Merviol Bilo.

Të fundit