Flash News

KRYESORE

 Vrasja në ish-Bllok, Gjykata e Apelit ‘rrëzon’ kërkesën e Ervis Martinajt

 Vrasja në ish-Bllok, Gjykata e Apelit ‘rrëzon’

Gjykata e Apelit në Tiranë nuk e ka pranuar kërkesën e Ervis Martinajt për t’u liruar dhe ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Lidhur me këtë vendim, avokati i tij, Mirash Martini ka hedhur poshtë akuzat se Martinaj ka patur një armë zjarri pistoletë natën kur u vra Fabian Gaxha dhe u plagos ai vetë dhe miku i tij, Laert Hato.

“ Është manipulim faktesh që Redi Popesku i fshehu armën pasi ai nuk ka patur pistoletë me vete. Madje, Martinaj nuk është i përfshirë në këtë ngjarje dhe nuk ka prova që faktojnë këtë gjë”, është shprehur avokati i Martinajt.

Në këtë konflikt u përfshi edhe Ervis Mata, i dashuri i Elvana Gjatës të dy të shpallur në kërkim nga policia.

Të fundit