Flash News

KRYESORE

Vrasja në ish-Bllok, gjykata lë të lirë Ervin Matën

Vrasja në ish-Bllok, gjykata lë të lirë Ervin Matën

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Ervin Matën, ish-të fejuarin e këngëtares Elvana Gjata, pak ditë pasi u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës, lidhur me vrasjen në ish-Bllok, ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit 2018.

Gjykata ka vendosur “detyrim paraqitje” për biznesmenin Mata, ndryshe nga Prokuroria e cila kërkoi “arrest me burg”.

Biznesmeni Mata u dorëzua të premten i shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa në seancën e sotme nuk ishte i pranishëm.

Kujtojmë se ai ishte i shpallur në kërkim prej pesë mujash, si një person i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato në lokalin Monopol.

Ndërkohë, lidhur me këtë ngjatje vijon të jetë në kërkim komando Mevjol Bilo, i cili dyshohet se vrau me armë zjarri Fabjol Gaxhën dhe plagosi Ervis Martinajn dhe Eljon Haton.

Të fundit