Flash News

KRYESORE

Vrasja në ish-Bllok, gjykata liron mikun e Ervin Matës

Vrasja në ish-Bllok, gjykata liron mikun e Ervin Matës

Del nga qelia Ajaks Boshnjaku, i cili dy ditë më parë u vetëdorëzua në polici pasi ishte në kërkim për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në ish-Bllok ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Elio Hato.

I njohur për lidhjet miqësore me biznesmenin Ervin Mata, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Ajaks Boshnjaku u la i lirë nga gjykata, për të cilin vendosi sot masën “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, dje ka dhënë dëshminë e tij në polici sa i takon ngjarjes. Ai është shprehur se ka qenë në lokal në momentin kur ka nisur sherri dhe se është larguar pasi ka nisur përleshja.

Për ngjarjen e ndodhur në lokalin ‘Monopol’ janë shpallur në kërkim Merviol Bilo, Ervin Mata dhe Fabiol Alushi.

Të fundit