Flash News

KRYESORE

Vrasja në ish-Bllok, Gjykata vendos ‘detyrim paraqitje’ për Fabiol Alushin

Vrasja në ish-Bllok, Gjykata vendos ‘detyrim paraqitje’

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për Fabiol Alushin, ndonëse Prokuroria kërkoi burg pa afat për 42 vjeçarin.

Alushi u arrestua dy ditë më parë si i dyshuar për përfshirje në ngjarjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ku mbeti i vrarë shtetasi Fabian Gaxha. Ai ka mohuar përfshirjen në ngjarje.

Fabiol Alushi njihet edhe si mik i Ervin Matës, i fejuari i këngëtares Elvana Gjatës. Mata ndodhet ende në kërkim, së bashku me Meviol Bilon, komando që dyshohet se qëlloi në drejtim të Gaxhës.

Për këtë ngjarje ndodhet në paraburgim edhe shtetasi Ervis Martianaj, ndërsa është shpallur në kërkim edhe Eldi Dizdari.

Prokuroria dyshon se konflikti ka ndodhur për shkak të parave të drogës.

Të fundit