Flash News

KRYESORE

Vrasja në ish-Bllok, Prokuroria merr në pyetje në spital Ervis Martinajn

Vrasja në ish-Bllok, Prokuroria merr në pyetje në spital Ervis

Prokuroria ka marrë në pyetje në spital Ervis Martinajn , biznesmenin e pikave të basteve që mbeti i plagosur nga ngjarja  në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë truproja i tij Fabian Gaxha.

Martinaj ndodhet ende në ambiente spitalore për shkak të plagëve të marra gjatë konfliktit, ndërkohë që Prokuroria ka marrë dëshminë për ngjarjen që tronditi Tiranën, ku veç viktimës u plagosën edhe dy të tjerë.

Burime nga Prokuroria deklaruan se akuza do kërkojë arrest me burg për Martinajn si dhe për mikun e tij që ndodhet në spital Eljon Haten.

Policia ndërkohë ka arrestuar në spital dy personat që mbetën të plagosur në konfliktin në Bllok. Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një ngacmimi të këngëtares Elvana Gjata, e dashura e Ervin Matës por nga ana tjetër thuhet se mes dy grupeve kishte përplasje të tjera.

Të fundit