Flash News

KRYESORE

Vrasja në ish-Bllok, vetëdorëzohet në polici Ervin Mata

Vrasja në ish-Bllok, vetëdorëzohet në polici Ervin Mata

Ervin Mata, biznesmeni i shpallur në kërkim për ngjarjen në Ish-Bllok, është vetëdorëzuar mbrëmjen e djeshme në Policinë e Tiranës.

Mata, i cili ishte prej rreth 4 muajsh në kërkim i është dorëzuar drejtësisë, ndërsa ende nuk dihet në çfarë kushtesh e ka ndërmarrë një veprim të tillë.

Kujtojmë se Ervin Mata, u përfshi në konfliktin me armë të ndodhur në 5 tetor në një lokal në Ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, ndër ta edhe Ervis Martinaj.

Fillimisht pati dyshime se konflikti erdhi si pasojë e një ngacmimi që i ishte bërë të fejuarës së Matës, këngëtares së njohur Elvana Gjata, hetimet vazhduan edhe për motive që kishin të bënin për prishje të pazareve të drogës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ekzekutuan urdhërin e ndalimit për shtetasin:

E.M., 31 vjeç, banues në Tiranë.

-Shtetasi E. M., është person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuara nga nenet 79 dh, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të fundit