Flash News

KRYESORE

Vrasja në Kamzë, autorët ende në arrati, policia ofron 500 mijë lekë për informatorin

Vrasja në Kamzë, autorët ende në arrati, policia ofron 500

Policia e Tiranës ka shoqëruar orët e fundit 13 person në komisariat, si persona të dyshuar që ka dijeni mbi ngjarjen e rëndë të natës së mbrëmshme.

Dy persona të armatosur qëlluan për vdekje Agim Bucin, pronarin e një marketi në Kamzë dhe plagosën në këmbë bashkëshorten e tij, Merita Buci në tentativë për të grabitur.

Deri tani autorët janë ende në arrati, ndërsa policia ka vënë në dispozicion një shumë prej 500 mijë lekësh (të reja) për informatorin.

NJOFTIM I POLICISË

Nje grup i posaçem hetimor nga Drejtoria e Policise Tirane nen drejtimin e Specialisteve te Departamentit te Policise Kriminale po punojne per zbardhjen e ngjarjes.

Jane shoqeruar deri tani 13 persona per tu marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen.

Vijon puna per fiksimin e cdo prove materiale te vlefshme per zbardhjen e ngjarjes.

Policia e Tiranes ve ne dispozicion 500.000 leke per cilindo qe jep informacion te vlefshem.

Per cdo informacion qe   do sherbeje  per identifikimin e  autoreve te  kesaj ngjarje te telefonojne ne numrin 069 41 10 299,  duke garantuar anonimatin.

 

 

Të fundit