Flash News

KRYESORE

Vrasja në Kamzës, policia ndërpret kërkimet. Nuk gjendet arma

Vrasja në Kamzës, policia ndërpret kërkimet. Nuk gjendet

Pavarësisht kërkimeve, policia nuk ka mundur të gjejë armën me të cilën ndodhi vrasja në Kamëz pak ditë më parë ku humbi jetën Agrim Buci si dhe u plagos bashkëshortja e tij.

Dy të ndaluarit deklaruan se armën e hodhën në lumin e Tërkuzës por polumbarët nuk arritën ta gjenin pavarësisht devijimit të lumit.

Prokurori i çështjes dhe efektivat blu dyshojnë në vërtetësinë e deklarimeve të dhëna nga Ruzhdi Hode dhe Vladimir Kurti.

Dy të ndaluarit kanë pranuar grabitjen e kryer në biznesin e familjen Buci, por nuk kanë marrë përsipër autorësinë e vrasjes së ndodhur brenda në dyqan.

Të fundit