Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Gjykata e Kavajës ka vendosur “arrest me burg” për 5 të arrestuarit e vrasjes që tronditi pak ditë më parë qytetin e Kavajës, ku nga përplasja e dy bandave u vra gabimisht kalimtari Ramazan Hasalliu.
Të arrestuarit janë: Ardian Dedej, Eraldo Hyka, Qazim Merkaj, Marjus Aliu dhe Agron Kollçaku.
Nga hetimet rezulton se ngjarja ka si motive të dobëta, ku dy vëllezërit Aliu janë konfliktuar me tre persona e tjerë të arrestuar mbrëmjen e të mërkurës, më 3 korrik.
Sipas dëshmisë së tyre, të rinjtë janë takuar të enjten për t’u sqaruar, por për shkak të fyerjeve që i ka drejtuar njeri-tjetrit, takim degjeneroi në përdorimin e armëve, kur ndodhi edhe vrasja.