Vrasja në Mallakastër/ Rrëfimi i 16 vjeçarit, nga debati deri te hedhja e viktimës në rezervuar

Një nga të arrestuarit për vrasjen e 52 vjeçares Drita Saliaj në Mallakastër më 5 majin e shkuar, Sindi Shehaj tregon detaje tronditëse për ngjarjen e ndodhur. Sipas 16 vjeçarit ata kishin shkuar në banesën e viktimës, në fshatin Gjerbës për të folur për blerjen e një sasie hashashi.

Sindi Shehaj, i pyetur në prani të psikologes tha se banon në fshatin Çërrilë, Mallakastër.  Ai u shpreh se i ka shokë personat nën hetim, Ervis Zotaj e Luis Saliaj, raporton Balkanweb.

Shehaj tregoi se në datën 04.01.2020, rreth orës 22:30, e ka telefonuar Luis Saliaj, e i ka thënë që të shkonte në Gjerbës ta takonte pasi ashtu e kishte punën. Në këto rrethana është nisur me makinën e tij e ka shkuar tek Luisi, ku janë takuar në afërsi te banesës së këtij të fundit.

Me makinën e Ervis Zotajt shkuan të merrnin hashash te shtëpia e Drita Saliajt. Ai priti jashtë ndërkohë që Ervin Zotaj e Luis Saliaj, ishin brenda duke pirë kafe me shtetasen Drita Saliaj. Pas rreth 20 minutash e thirri Luisi, i cili u fut brenda, e Drita i dha një gotë raki. 16 vjeçari tregon se Luisi dhe Drita debatuan sepse drita hashashin kërkonte që ta blinte me 50 euro, ndërsa Drita thoshte me 200 euro.

Por ai ishte gjithashtu dëshmitar i përdhunimit të 52 vjeçares, nga Ervis Zotaj. Adoleshenti tregoi se viktima u lidh me litarë të gjetur nga Luisi dhe më pas u mor në makinë.  Makinën e drejtoi ai dhe rreth orës 03:00, të datës 05.01.2020, mbërritën te rezervuari, ku Luisi dhe Ervisi zbritën nga makina dhe e hodhën menjëherë në ujë.