Flash News

KRYESORE

Vrasja në ‘Misto Mame’, policia arreston autorin e dyshuar

Vrasja në ‘Misto Mame’, policia arreston autorin e dyshuar

Policia ka arrestuar shtetasin Muhamet Sallahi, 25 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes së 30 vjeçarit Holdi Hajdari. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, në zonën e ‘Misto Mames’ në Tiranë, kur 30 vjeçari u godit disa herë me thikë.

Policia thotë se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe arrestohet autori i vrasjes së shtetasit H. H., 30 vjeç, të ndodhur në mbrëmjen e datës 11 tetor 2018 në zonën e Kombinatit.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar hetimore bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit :

- M.S, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e datës 11 tetor 2018, në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat për motive të dobëta ka goditur disa herë me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vrasja me dashje” të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Të fundit