Flash News

KRYESORE

Vrasja në Shkodër, Hoxha: Kushërinjtë Ferracaku u ekzekutuan nga e njëjta dorë

Vrasja në Shkodër, Hoxha: Kushërinjtë Ferracaku u ekzekutuan

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se e njëjta dorë që ka vrarë Arjan Ferracakun, ka vrarë edhe të afërmin e tij Fatosin, ngjarje e ndodhur ditën e sotme.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’, Hoxha tha se personi i cili mbeti i plagosur ditën e sotme u mundua të ndalonte autorin që të qëllonte ndaj Ferracakut.

“I plagosuri është qëlluar teksa po mundohej që të ndalonte autorin që të vriste viktimën.  Dje, i thashë edhe kryeministri që nuk janë zbuluar apo kapur autorët e krimeve në Shkodër. Ky lloj krimi, është vrasje me pagesë. Nuk është më për hakmarrje. Ra përshtypja që në Shkodër u zgjidh gjithçka kur u goditën “Bajrajt”. U qetësua situata në maj, Kirasi dhe Dobraci paten një “armëpushim”. Pastaj ndodhi vrasja e Silvana dhe Boran Bërçamës.

Se di pse policia nuk ka marrë pamjet nga kamerat e sigurisë në banesat e tyre. Ka kamera atje. Ngjarja që i vuri vulën në Shkodër, ishte ajo e Arjan Ferracakut. Ai nuk ishte i përfshirë fare. Prandaj reagoi edhe opinioni publik. Për mua e njëjta dorë që ka vrarë Arjanin ka vepruar edhe sot. Policia në Shkodër nuk godet dot”, tha Hoxha.

Të fundit