Flash News

KRYESORE

Vrasja në Shkodër, shoqërohet në polici Mustafa Lici

Vrasja në Shkodër, shoqërohet në polici Mustafa Lici

Policia e Shkodrës ka shoqëruar Mustafa Licin, anëtar i këshillit bashkiak të këtij qyteti. Mësohet se shoqërimi i Licit lidhet me ngjarjen e ndodhur dje ku mbeti i vrarë Fatos Ferracaku dhe u plagos Fatmir Mehaj, raporton ‘News 24’.

Mustafa Lici është shoqëruar në ambientet e komisariatit rreth orës 06:00, së bashku me shtatë persona të tjerë.

Dyshohet se ekzekutimi i Fatos Ferrcakut lidhet me konfliktin midis bandave që kontrollojnë qytetin e Shkodrës.

Ndërkohë, Fatbardh Lici, vëllai i Mustafait, u ekzekutua më 10 gusht të këtij viti në Shkodër, ngjarje që ka mbetur pa autor.

Të fundit