Flash News

KRYESORE

Vrasja në Shkodër, viktima është vëllai i kreut të partisë opozitare

Mëngjesin e sotëm u shënua një vrasje me armë zjarri në lagjen “Kiras” në Shkodër. Sipas policisë, viktima është  Fatbardh Lici 53 vjeç, person me precedentë të mëparshëm kriminalë.

Gjithashtu, viktima është njëherësh edhe vëllai i Mustafa Licit, i njohur si kreu i partisë Mendimi i Djathtë Liberal,  si dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

Ndërkohë, më herët, në zgjedhjet parlamentare të 2013, Mustafa Lici ka kandiduar edhe për deputet në Shkodër,  në listën e PS.

Po ashtu, emri i Mustafa Licit është lakuar edhe një vit më parë pas përplasjes me kryetaren e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Gjatë një mbledhje të Këshillit Bashkiak, e shoqëruar me tensione, këshilltari Lici i është drejtuar me tone të ashpra kryebashkiakes Ademi, madje duke e paralajmëruar që të bënte kujdes me të.

“Të jesh e kujdesshme ne. Nuk mundesh të na ndalësh fjalën ne dhe as të mos na respektosh. A more vesh moj, as ti dhe as Zoti s’ja ndal fjalën Mustafa Licit. Nuk mund të bësh ti si të duash, a more vesh. Të kesh kujdes me mua”, i është drejtuar në atë kohë me zë të lartë këshilltari Lici kryetares së bashkisë.

Nga ana tjetër, sa i takon ngjarjes së sotme, dyshimet e para të ekzekutimit të të vëllait, Fatbardh Lici lidhen me faktin se ai ka qenë i përfshirë më herët në vrasjen e një personi, konkretisht të Astrit Kurmemajt.

Të fundit