Flash News

KRYESORE

Vrasja në Shkodër, Voltana Ademi-Ramës: Mjaft më! Ankthi për jetën dhe të nesërmen po zbret frikshëm në këtë rajon

Vrasja në Shkodër, Voltana Ademi-Ramës: Mjaft më! Ankthi

Ditën e sotme u gjet i vrarë shtetasi Arjan Ferracaku, 31-vjeç, i cili sipas të dhënave të para u qëllua 15 herë nga autori gjatë natës ndërkohë që po kalëronte.

Për rastin kanë reaguar disa nga përfaqësuesit e PD-së, ku nëpërjet një postimi në Facebook ka reaguar dhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi. Ajo shprehet se "Ankthi për jetën dhe të nesermen po zbret frikshëm në këtë rajon" . Ademi gjithashtu i bën thirrje dhe Ramës dhe aktorëve të tjerë politik.

“Shkodra po përjeton periudhën e saj më të vështirë ku krimi po bën ligjin!

Në më pak se tre muaj janë 6 të vrarë dhe dy persona të zhdukur në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

Ankthi për jetën dhe të nesërmen po zbret frikshëm në këtë rajon.

Si nënë, motër, grua, si kryetare e Bashkisë së Shkodrës i drejtohem kryeministrit të Shqipërisë, e Qeverise: Mjaft më! Ju mbani përgjegjësi për këtë që po ndodh!

U drejtohem të gjitha forcave politike, deputetëve e medias, përfaqësive ndërkombëtare në Shqipëri: Ju s’mund të qëndroni indiferent! Askush nuk mund të qëndrojë indiferent! Për fëmijët dhe familjet tona, për të ardhmen tonë e të Shkodres tonë!

Shkodra nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë kjo e tre muajve të fundit, nuk duhet ta lëmë të hyjë në një rrugë pa kthim,”-shkruan Ademi.

Të fundit