Flash News

KRYESORE

Vrasja në Tiranë e 32-vjeçarit me dy emra, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar

Vrasja në Tiranë e 32-vjeçarit me dy emra, identifikohet dhe

Autoritetet kanë bërë të mundur ditën e sotme arrestimin e Tori (Hektor) Xhecukas, autorit të dyshuar të vrasjes së 14 Janarit 2018  në Tiranë ku mbeti i vdekur Emiljano Boçi.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi pas një debati në një lokal në kryeqytet.

32-vjeçari Emiljano Boçi njihet edhe me emrin Roland ka qenë i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në 26 korrik 2010. Në një vendim të Gjykates së Apelit, Boçi është shpallur fajtor për dy vepra penale, atë të Vrasjes së mbetur në tentativë e kryer në gjendje të tronditjes se forte psikike dhe Prodhim e mbajtje pa leje te armeve luftarake. Për këto vepra ai është dënuar me 5 vite burg.

Njoftimi i policisë:

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë identifikojnë autorin e dyshuar të ngjarjes se ndodhur më 14 Janar 2018 ku mbeti i vrarë Emiljano Boçi.

Identifikimi i autorit të dyshuar pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit nga Seksioni për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kapet dhe vihet në pranga Tori (Hektor) Xhecuka, 30 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe të “ Prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake”.

20-vjeçari është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në datën 14 Janar 2018 në rrugën “Shefqet Musaraj”, ku mbeti i vrarë shtetasi Emiljano Boçi, si dhe autor i dyshuar i “Vrasjes së mbetur në Tentativë” të shtetasit M.D.

Për arsye hetimi në funksion të zbardhjes së plotë të kësaj ngjarje, nuk bëhen me dije detaje të tjera. Për vitin 2018 Policia e Tiranës ka zbardhur të gjitha ngjarjet kriminale në fushën e vrasjes dhe të plagosjes.

Të fundit