Flash News

KRYESORE

Vrasja në Tiranë; kjo është e shkuara kriminale e babait të viktimës

Vrasja në Tiranë; kjo është e shkuara kriminale e babait

Janë zbuluar detaje të reja rreth vrasjes së Marjo Mallojari në Kinostudio. Sipas informacioneve, babai i viktimës, Avni Majallari është i dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim, pasi në vitin 2001 ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri shtetasit Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi, në segmentin rrugor Tiranë – Dajt.

Arrestimi i tij u krye nga policia në mars të 2014, pas 13 viteve në arrati. Ndërkohë, viktima kishte aplikuar për azil në Suedi para dy viteve por iu refuzua, ndërsa është kthyer në Shqipëri vetëm pak kohë më parë.

Dyshohet se vrasja është kryer me një armë tip pistoletë, ndërsa grupi hetimorë ka shoqëruar disa përsona që ishin dëshmitarë okularë në ngjarje.

Të fundit